Lloga: Nëse Gjorgieva nuk lirohet nga komisioni, do të ulet besimi i gjyqësorit te qytetarët

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit të lirojë Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.

    “Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor.

    Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat e rendit të ditës nga mediat përmes të cilave jemi njoftuar për zgjedhjen e Loreta Gjorgievës për anëtare të Komisionit. Për shkak të konfliktit të interesave dhe faktit se Gjorgieva mbrojti publikisht gjyqtarin Lazar Nanev, i cili së fundi u lirua nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të TIK-ut, Ministri i Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor të lirojë Gjorgievën nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Nëse Gjorgieva nuk lirohet nga komisioni, shtojnë nga atje, Këshilli Gjyqësor kryen një precedent të keq që do të zvogëlojë besimin edhe ashtu të ulët të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit.

    Lajmi Paraprak

    PASURIA E ALI AHMETIT!

    Lajmi i rradhës

    Java nëpërmjet fotografive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë