Lloga: te Mickoski ka ngelur ëndrra e vjetër e Gruevskit për zhdukjen e ASh-së

    Ministri i Drejtësisë nga radhët ASh-së, Krenar Lloga në FB ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski i cili në TV24 garantoi opinionit publik se do të ketë koalicion nga ajo çfarë do të mbetet nga Aleanca për Shqiptarët. Lloga thotë se ëndërra e Mickovskit dhe VMRO-DPMNE-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e ASh-së, përcjell Nistori. 

    “Ëndrra e Mickovskit dhe DPMNE-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve. Nuk e kishte atë kënaqësi, u përpoq më 27 prill, por dështoi. Mbetja e Gruevskit mund të jetë ende duke ëndërruar, por ai gjithashtu e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të DPMNE-së në Aleancën për Shqiptarët”, shkruan Lloga.

    E pyetur nga gazetarja çka nëse BDI-ja matematikisht del fituese në bllokun shqiptar, gjegjësisht me kë do të koalicionojë VMRO-DPMNE, Mickoski nuk e beson një gjë të tillë dhe tha se rezultati do të jetë shumë i vogël ndërmjet BDI-së dhe opozitës shqiptare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjyshërit që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa

    Lajmi i rradhës

    Ora e mediokërve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë