Lloga: VMRO-DPMNE paraqitet si një prej forcave më të mëdha destruktive në vend

    Lloga: rezultati i zgjedhjeve të tetë majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve

    Ministri i drejtësisë Krenar Lloga për Shenja tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

    “Mendoj që Aleanca mori një mësim nga zgjedhjet lokale në qytetin e Shkupit dhe fatkeqësisht nuk vlejti edhe për ish kryetarin tonë të partisë, sepse Aleanca duke u futur në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së në Shkup në atë kohë dështoi, dhe këtë e kam thënë edhe pa ndodhur ndarja jonë në parti, e kam potencuar se ASH dështoi sepse nga dy drejtori mori një dhe në fakt edhe ai një i shkarkuar dhe u vendos një deputetet serbe si drejtoresh”, u shpreh Lloga.

    Lloga tha se ASh e mori mësimin se nuk duhet të bashkëpunohet me VMRO-DPMNE-në dhe për këtë shans i dhamë mundësi që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të thyhet edhe një herë VMRO-DPMNE.

    Lloga: VMRO-DPMNE paraqitet si një prej forcave më të mëdha destruktive në vend

    Ministri Lloga shtoi se, fakti që partia opozitare maqedonase janë në kohezion të plotë kur bëhet fjalë për ballanserin, ngase këto dy parti sipas tij, janë shprehur se ballanseri nuk duhet të ekzistojë.

    “Por në këtë frymë janë shprehur gjithë ato intelektual dhe ato zanatxhinjë kërkojnë që Maqedonia të ridefinohet dhe të futet në një far lloj krize. Kjo nuk i shërben Maqedonisë, ngase kjo do ta zhbëj Maqedoninë. Kjo i shërben linjës ruse dhe serbe sot ne që flasim. Dhe kjo u tregua shumë qartë edhe në mos votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sepse po blihet kohë që bota të ridefinohet dhe të ushqehet iluzioni brenda maqedonasve se do të rikthehet koha e lavdishme…. mendoj se pavarësisht se insistimit të këtyre forcave destruktive në Maqedoni nuk do të  mund të kenë sukses sepse Maqeodnia është vend anëtar i NATO-s, i rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s”, tha Lloga, duke shtuar se një prej forcave më destruktive paraqitet VMRO-DPMNE.

    A mund të përsëritet skenari i viti 2006? Ja çfarë thotë Lloga

    I pyetur nëse shqiptarëve mund t’ju përsëritet skenari i vitit 2006, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga tha se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, disa herë ka paralajmëruar se ai preferon dhe do të zgjedh ato shqiptar që janë në opozitë.

    “Dihet përse do të kishe zgjedhur ato shqiptarë në opozitë. Problematike është kur ju dakordoini agjenda siç është vendosja e kryqit në Tetovë…”, deklaroi Lloga.

    Sa i përket gjuhës së urrejtjes së Petar Bogoevskit i cili këtyre ditëve ka akuzuar rëndë edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se do të mbështjellët me qefin, Lloga tha se ai do të duhet të denoncohet dhe këtë sipas tij duhet ta bëj Ali Ahmeti, por nëse nuk e bën ai, mund ta bëj çdo qytetar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Duhet të mësohemi të jetojmë në një botë me konflikte

    Lajmi i rradhës

    Rroga humb ‘garën’ me koston e jetesës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë