LSDM: 27 prilli nuk guxon të harrohet!

    Në 7-të vjetorin e dhunës në Kuvend nga LSDM thonë se lirinë dhe demokracinë që e ktheu LSDM janë të çmuara dhe se 27 prilli nuk guxon të harrohet. Nga LSDM thonë se pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend nuk janë mbrojtës të Kushtetutës, siç i quan Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska, por janë dhunues, përcjell Nistori.

    “DPMNE në vend që t’i kërkojë falje opinionit, në vend që të pendohet për të enjten e përgjakshme, ata i quajnë dhunuesit e dënuar heronj dhe mbrojtës të Kushtetutës. Pjesëmarrësit e 27 prillit janë dhunues, jo mbrojtës të Kushtetutës, siç thonë Siljanovska dhe Mickoski. Nuk mundet që dhunuesit, që tentuan të suspendojnë Kushtetutën, në atë ditë të përgjakshme, pikërisht shtatë vjet më parë, të jenë mbrojtës të Kushtetutës. Të nxitur nga DPMNE-ja e mbrojtën regjimin me dhunë, jo Kushtetutën”, thonë nga LSDM.

    Ndryshe, Gordana Siljanovska Davkova si kandidate e mbështetur nga VMRO-DPMNE fitoi mbi 363 mijë vota (40.08 për qind), dy herë më shumë se kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski i cili fitoi mbi 180 mijë vota (19.93 për qind), sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit dhe kartonit të gjelbër

    Lajmi i rradhës

    BKS: shtrenjtimi i sigurimit të automjeteve është real, Bytyqi kërkoi tërheqje të vendimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë