LSDM-BDI i ofrojnë Alternativës postin e zv. kryeministrit?

    Informacionet se Alternativa do t’i bashkohet shumicës parlamentare dhe se i është ofruar posti i zv. kryeministrit, Alternativa për Nistorin e quan këtë “vardisje politike”.

    “LSDM dhe BDI kanë filluar sërish t’i vardisen Alternativës, duke i dërguar shenja që të bëhen pjesë e Qeverisë. Të vetëdijshëm për rrezikun e krijimit të një fronti opozitar Alternativa-Besa-Grupi i Zjarrit, i cili sipas të gjitha gjasave do t’i çonte në pension Ali Ahmetin dhe BDI-në, partitë në pushtet po tentojnë që ta bindin Alternativën të bëhet sërish pjesë e pushtetit. Kjo shihet edhe nga retorika e mediave nën kontrollin e Artan Grubit. Portalet e tij publikuan sot se Alternativës i është ofruar posti i zv/kryeministrit për luftimin e korrupsionit, të cilin aktualisht e mban Sllavica Gërkovska nga LSDM. Megjithatë, nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk pranojnë asnjë ofertë nga LSDM-BDI, pasi qytetarët do t’i zhveshin nga pushteti ata në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke ia dhënë fitoren opozitës.”, thonë burime të AAA për Nistorin.

    Sipas tyre, Alternativa nuk ka nevojë të marrë diçka nga LSDM dhe BDI. Qytetarët do t’ua marrin të gjitha në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ata do t’ua heqin fuqinë dhe qetësinë personale dhe arrogancën me të cilën nënvlerësojnë inteligjencën e qytetarëve dhe mbushin xhepat e tyre privatë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LETRA E AGELERIT | Ekspertët: Alarm për situatën në gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Arsyet përse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë