LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

    Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për bashkëpunimin me PDSH-në e Menduh Thaçit në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton Alsat. Zaev njoftoi se me PDSH-në pritet të ketë bashkëpunim qysh në rrethin e parë në zgjedhjet e 17 tetorit.

    “Me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi ramë dakord për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSH në mënyrë reciproke do të bashkëpunojnë  dhe do të sigurojmë mbështetje në shumë komuna. Në disa komuna do të realizojmë bashkëpunimin në raundin e parë, ndërsa në komuna të tjera në raundin e dytë. #LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor”, shkroi Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Rama dhe Vuçiq në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Do të bashkëpunojmë në zgjedhjet lokale me PDSH-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë