Zaev: Do të bashkëpunojmë në zgjedhjet lokale me PDSH-në

    Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë në zgjedhjet lokale me PDSH-në e Menduh Thaçit. Ai në FB ka shkruar se këto dy parti do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke dhe do ta mbështesin njëra-tjetrën në shumë komuna, shkruan Nistori.

    “Me kryetarin e PDSH-ë, Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim për zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSH në mënyrë reciproke do të bashkëpunojnë dhe do ta mbështesin në shumë komuna, me qëllim që qytetarëve t’u sigurojmë kryekomunarët dhe këshilltarët më të mirë, të cilët shërbimi i popullit do të jetë qëllimi kryesor”, ka shkruar Zaev në Facebook.

    Zaev shkruan se në disa komuna bashkëpunimi do të realizohet që në rreth të parë, ndërsa në komunat tjera në rrethin e dytë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Maqedonisë i ndan Georgievskit 30 mijë euro shpërblim për garat olimpike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë