LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE të heqë dorë nga bllokadat

    Ndërkohë LSDM-ja ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja të heqë dorë nga bllokadat dhe tensionet dhe të mos i shmanget debatit në Kuvend. Sipas LSDM-së Kuvendi është vendi ku merret vendimi për konkluzionet për propozimin evropian për çeljen e negociatave. Partia në pushtet thotë se politikanët kanë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe shtetit që të përfshihen në proces dhe përmes debatit konstruktiv të kontribuojnë për vendimin përfundimtar. Kaevski i LSDM-së tha se opozita duhet të përgjigjet për dhunën dhe skenarët e përgjakshëm.

    “Ditëve të kaluara pati protesta të dhunshme, tensione, por dhe tentim për skenarë të përgjakshëm për konflikt ndëretnik. Pasi dështuan skenarët, Mickoski të heq dorë nga dhuna. E vërteta doli në shesh, por ende ekziston rreziku i incidenteve dhe provokimeve të reja. Ne së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë destabilizim. Institucionet, strukturat e sigurisë nuk do të lejojë që askush ta cenojë stabilitetin e shtetit”, deklaroi Darko Kaevski, LSDM.

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Ndarja e Shkupit dhe Tiranës do të ishte e tmerrshme

    Lajmi i rradhës

    KRIZA EKONOMIKE | Pushimet verore në bregdet këtë vit do të mbeten dëshirë e parealizuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë