LSDM me strategji të re – koalicione të veçanta për çdo komunë në zgjedhjet lokale

    LSDM në zgjedhjet lokale të tetorit do të bëjë koalicione në secilën komunë veç e veç, ka paralajmëruar kryetari i partisë Venko Filipçe, përcjell Nistori.

    Kjo, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media, nuk përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti, organizatë të shoqërisë civile apo listë të pavarur dhe se do të diskutohen opsionet.

    “Unë do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjitha diskutimet janë duke vazhduar në krye, në grupin parlamentar, në Bordin Qendror dhe atë Ekzekutiv, e ai është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për secilën komunë veç e veç”, tha Filipçe.

    I pyetur nëse kjo do të thotë se është i mundur koalicioni me BDI-në në komuna të caktuara, Filipçe tha se “të shohim, do t’i diskutojmë opsionet”, ndërsa për mundësinë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në në Kërçovë, ai tha se “është gjithmonë një pyetje interesante, e cila varet nga shumë faktorë” dhe se mund të diskutohet më konkretisht në muajt e ardhshëm.

    Lajmi Paraprak

    Shkelje të privatësisë, identitete të vjedhura: dhjetëra ankesa çdo vit në AMDhP

    Lajmi i rradhës

    U arrestuan një person nga Kumanova e tjetri nga Tetova — MPB sekuestroi 188 kg drogë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë