LSDM: Miratojmë hyrjen e ASh-së në Qeveri

    Pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM, zëdhënësja e kësaj partie Bogdanka Kuzeska tha se në seancën është miratuar hyrja e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri.

    Sipas saj rifreskimi i personelit do të sjellë një impuls të ri dhe cilësi të jetës për qytetarët.

    “Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit”, tha Kuzevska dhe shtoi se LSDM-ja po e mban të njëjtin numër të ministrave si më parë, dhe së shpejti pritet që Kovaçevski të dalë me zgjidhje që do të nënkuptojnë edhe rikonstruimin e Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    “Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë” – Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares

    Lajmi i rradhës

    MUNGESA E LIBRAVE | Ankohen shkollat e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë