LSDM: Në kohën kur nuk kishte krizë energjetike VMRO-DPMNE e shtrenjtoi rrymën elektrike

    Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thonë se “VMRO-DPMNE e ka shtrenjtuar rrymën për 100%, madje edhe kur nuk kishte krizë energjetike”.

    Nga LSDM thonë se VMRO e ka hequr edhe tarifën e lirë ditore.

    “Gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së çmimi i rrymës për amvisëri u rrit për 100 për qind, ndërsa një pjesë të kësaj periudhe Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit pastaj drejtor i EMV-së. Pa pasur çfarëdo krizë globale energjetike, VMRO-DPMNE e ka hequr tarifën e lirë ditore, pastaj si opozitë ka kundërshtuar rikthimin e saj”, theksojnë nga LSDM.

    Ata shtojnë se qeveria e tyre përballhet me krizën energjetike, duke ndërmarë masat e nevojshme.

    “Me kohë janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimin e rrymës nga burime vendore me qëllim të ulet varshmëria e importit të rrymës së shtrenjtë që drejtpërdrejtë ndikon mbi çmimin e rrymës”, thonë nga LSDM.

    Lajmi Paraprak

    Turpi dhe alkoolizmi

    Lajmi i rradhës

    Shërbimi i zjarrfikësve në Tetovë ka realizuar 646 ndërhyrje në vitin 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë