Turpi dhe alkoolizmi

    Dr. Rrezarta Elezi, specializante e endokrinologjisë

    Jam matur disa herë para se të shkruaja diçka për këtë temë, thjeshtë për shkak të senzitivitetit të natyrës së temës, por gjithsesi, mëqenëse jemi duke kaluar festat e fundvitit deshta të ndajë njohurinë time, dhe po t’i ndihmoja edhe një njeriu të vetëm do e konsideroj si punë të paq.

    Alkoolizmi është term që i kemi bashkangjitur veprimit të konsumimit të pa vullnetshëm, në sasi të pakontrolluar, dhe ju themi alkoolist njerëzve të cilët përdorin alkoolin si mjet për rregullim të gjendjes së tyre nervore.

    Me termin alkoolizëm sigurisht bashkangjitet edhe shumë turp, stigmë dhe njëfar lloji identiteti, e cila akoma më shumë i largon njerëzit të cilët kanë nevojë të kërkojnë ndihmë, për shkak të gjykimit moralist që i bashkangjitet nocionit.

    Kjo paradigmë, deri tani e mësuar dhe e praktikuar si te punonjësit e shëndetit mendor dhe ata mjekësor alienon njerëzit në nevojë dhe shkakton hapsirë për turp dhe stigmatizim të mëtutjeshëm.

    Alkooli është mjet për vet-rregullim. Është mekanizëm përballimi i të gjitha traumave të pa përpunuara. Qoftë traumave në fëmijëri (complex – ptsd), apo ndërprejeve të befasishme të rrjedhës së jetës shkaku i ngjarjeve traumatike të cilët e ngarkojnë sistemin tonë nervor me ndjenja të mbingarkimit, për të cilat fitojmë ndjesinë se nuk i përballojmë dot.

    Jetesa më vete është e vështirë, ashtu si dhe kafshët neve përballemi me situata vdekje-prurëse të cilat i emërtojmë si “traumatike”. Për një zebër një situatë e tillë do të ishte ballafaqimi me kthetrat e luanit, ndërsa për njeriun shkaqet munden të jenë të ndryshme, por të pa evitueshme. Këtu mundemi të numërojmë, humbjen e ndonjë personi të afërt për ne, ngjarjet katastrofike natyrale, aksidentetet rrugore, ndërhyrje kirurgjikale traumatike apo edhe sulmin nga ndonjë kafshë.

    Energjia të cilën e bartim pas ngjarjes, e emërtojmë si traumatike. Trauma është një stad i ngecjes. Njerëzit të cilët rrjedhin prej familjeve të dashura, e tejkalojnë shumë më lehtë procesin e tillë meqë kanë një rrjet sigurie, vend për mbështetje, e në qoftë se një rrjet i tillë nuk është në dispozicion për një individ të caktuar (nuk ia lejojnë rrethanat që të ndihet i sigurt) atëher gjendja e tij emocionale është gjithmonë hiperaktive, me shprehje agresiviteti, izolimi, ngritje – ulje emocionale të shpeshta, qarje e pakontrolluar, seksualitet i shtuar e të tjera.

    Në gjendje të tilla të mbingarkesës emocionale dhe nervore, kërkojmë forma të ndryshme të vetërregullimit.

    Mjetet për vetërregullim gjithashtu munden të jenë edhe lëndimi i vetës me prerje (self – harm), të ngrënit të tepërt apo të pakët, mbi përdorim të rrjeteve sociale, abuzimi me narkotikë dhe çdo formë tjetër e pakontrolluar dhe potencialisht vetëshkatërruese.

    Në qoftë se ndiheni se këta mekanizma vetëshkatërruese po ju dëmtojnë jeten dhe lëndojnë njerëzit afër jush, dua ta dini se nuk keni faj! Faji apo turpi ska të bëjë me ju. Ka shpresë, ju mundeni të ndërprisni ciklin dhe të bëheni më të mirë.

    Ju ftoj që të edukoheni mbi trauma terapinë nëpërmjet librave të shumtë apo dhe të drejtoheni te terapistë të specialituar për trauma!

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre.

    Lajmi Paraprak

    Në Shqipëri erdhën turistë të varfër | Në 2021 erdhën 5.5 milionë persona, por sollën shumë më pak para

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Në kohën kur nuk kishte krizë energjetike VMRO-DPMNE e shtrenjtoi rrymën elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë