LSDM: VMRO-DPMNE nuk janë të sigurtë për identitetin e tyre

    LSDM-ja ka reaguar ndaj projekt-rezolutës, duke theksuar se vetëm Mickoski dhe VMRO DPMNE nuk janë të sigurt se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të njohura dhe konfirmuara ndërkombëtarisht.

    “Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO DPMNE nuk janë të sigurt për identitetin e tyre, ata nuk kanë pse të paraqesin deklarata ose ndonjë përfundim në Kuvend.

    Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë konfirmuar dhe njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka nevojë për ndonjë diskutim mbi ato çështje, veçanërisht jo në Kuvend.

    E gjithë bota e di se cilat janë pozitat tona identitare”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: BDI nuk e mbështet rezolutën e propozuar nga VMRO-ja

    Lajmi i rradhës

    Teleferiku në Vodno | Autoritetet thonë se prodhuesi austriak duhet të inspektoj për sigurinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë