LSDM: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, Mickoski ka kapitulluar

    “Hristijan Mickoski kapitulloi me paralajmërimet e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj, pasi siç tha ai, Kuvendi do të shpërndahej në shkurt.

    Sa herë që Mickoski shpall apo parashikon diçka, ndodh pikërisht e kundërta.

    Shkurti po kalon dhe jo vetëm nuk ka mazhorancë të re, jo vetëm nuk ka shpërndarje të Kuvendit, por është shtuar dhe forcuar shumica parlamentare.

    Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2024 dhe në ato zgjedhje do të mposhtet sërish Mickoski, pengu i Dimitar Apasievit sepse vazhdimisht i gënjen qytetarët”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Diplomacia ekonomike dhe kulturore nuk mund të fuqizohen pa diasporën!

    Lajmi i rradhës

    Propozimi i Alternativës për krijimin e Asociacionit në RMV nxit reagime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë