LSDM pyet: A është tretur shumica e re e Mickoskit?

    LSDM-ja nëpërmjet një komunikate i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së,  në lidhje me zhvillimet e fundit politike për shumicën e re në Kuvend. LSDM pyet nëse është tretur shumica e Micksokit dhe tani kërkojën alibi nëpërmjet lajmeve të reme.

    “A është tretë shumica e Mickoskit, kështu që tani ai kërkon alibi përmes lajmeve të rreme? Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për Iniciativën e Mosbesimit të Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, që vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski. A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallata e Bardhë?”, pyesin nga LSDM-ja.

    “Presionet, shantazhet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve, ndaj deputetëve janë tipar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa shembulli i fundit i kësaj ishin kërcënimet dhe ngacmimet e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese. Nëse deputetët janë të qetë, shteti, institucionet do t’i mbrojnë nga kërcënimet e VMRO-DPMNE-së, tentativat për kërcënime dhe presione dhe kësaj radhe nuk do të kenë sukses”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    MPJ Maqedoni: Lëshim i pasaportave në Ambasadën në Berlin, shumë efektiv

    Lajmi i rradhës

    Si do ta vaksinojë Bullgaria publikun kur as mjekët nuk binden?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë