LSDM: Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit

    LSDM-ja nuk komenton vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publik për suspendimin e shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar Villma Ruskovska. Sipas tyre, organet gjyqësore janë të pavarura për të bërë punën e tyre. Ruskovska në një prononcim për mediat kishte thënë se presionet ndaj saj janë të orkestruara nga një qeveri e kaluar.

    “T’i lejmë institucionet të bëjnë punën e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kjo qeveri dëshmoi se din t’i respektojë të gjitha institucionet, din ta respektojë posaçërisht pushtetin gjyqësorë si pushtet të pavarur. T’ua lëmë institucioneve. Nga ajo që do të vijojë në periudhën e ardhshme do të shihni edhe ju si media dhe do të binden edhe qytetarët se kjo qeveri nuk ka për qëllim dhe as nuk është përzier në vendimet e pushtetit gjyqësor”, tha Darko Kaevski, LSDM. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Albin Kurti dhe Edi Rama – Dy kontraste dhe dy karaktere të kundërta

    Lajmi i rradhës

    Serbët miratojnë deklaratë për largimin nga institucionet e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë