LSDM: TVSH-ja për rrymën elektrike është ulur nga 18 në 5%

    Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata janë të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve dhe mundësojnë përmirësim të cilësisë së jetës.

    “Shumica kuvendare e udhëhequr nga LSDM i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligji për vlerë të shtuar, me çka TVSH-ja për energji elektrike nga 18 ulet në 5%”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

    Sipas tyre, ata kanë arritur që me këto ndryshime të parandalojnë shtrenjtimin e çmimit të energjisë eltkrike dhe me këtë është mbrojtur buxheti i familjeve.

    “Institucionet e udhëhequra nga LSDM gjithmonë qëndrojnë në anën e qytetarëve për të përmirësuar standardin jetësor”, thuhet në njoftimin e LSDM.

    Lajmi Paraprak

    Publikët me pak studentë, privatët po falin notat!

    Lajmi i rradhës

    Pagat mbi 1 mijë euro, humbjet miliona euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë