Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski the partia e tij kanë thyer ligjet, ndërsa sot mbështesin protestat dhe ata që janë kundër sistemit shëndetësor.
“VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë të fundit që mund të flasin për gjendjen me Covid-19. Mickoski dhe partia e tij nga dita e parë e pandemisë po sillen pa përgjegjësi me paramendim për ta dëmtuar sistemin shëndetësor dhe punonjësit shëndetësor”, thonë nga nga LSDM.
Ata shtojnë se Mickoski dhe partia e tij kanë shkelur masat për mbrojtje nga Covid-19 dhe kanë bllokuar spitale modulare.
“Sot kur imunizimi masiv është në maksimum, në vend që të bëjnë thirrje për vaksinim, ata mbështesin protestat kundër vaksinave ku rrezikohet shëndeti publik”, thonë nga LSDM.