LSM paralajmëron grevë më 22 qershor

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) thërret dhe inicon grevë më 22 qershor me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve dhe të punësuarve në sektorin publik.

    Siç kanë njoftuar nga LSM, afati për plotësimin e kërkesave të tyre është 21 qershori i këtij viti.

    LSM sqaron se greva organizohet me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale dhe plotësimit të kushteve të mëposhtme të punësimit – lidhja e kontratës së përgjithshme kolektive për sektorin publik me rritje të përcaktuar të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2 806 denarë në shumën neto, sipas rritjes së pagës minimale dhe të drejtën e përcaktuar për rekurs për pushim vjetor në masën 30 deri në 100 për qind të bazës.

    Vendimi për thirrjen dhe fillimin e grevës së bashku me shpalljen me shkrim për grevë i është dorëzuar Qeverisë, Kuvendit dhe kryetarëve të komunave për të shpallur grevë me shkrim në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët konstatojnë mangësi në ndërtimin e tavanit të çerdhes në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë