LSM paralajmëron grevë nëse deri më 21 qershor nuk plotësohen kërkesat

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot zhvilloi mbledhjen e kryesisë dhe anëtarësisë dhe prej atje u bë publik vendimi për grevë të përgjithshme.

    Nga LSM thonë se qeveria ka afat deri me 21 qershor në plotësimin e kushteve të premtuara dhe të dakorduara, pas asaj date, situata kalon në grevë.

    “LSM vendosi të shpall grevë të përgjithshme nëse kërkesat tona nuk pranohen deri më 21 qershor. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive me të cilën do të përcaktohet rritja lineare e pagave prej 2806 denarë për të gjithë punëtorët në sektorin publik dhe kthimi i së drejtës së humbur të regresit nga viti 2023 në vlerë prej 30 deri në 100% të pagës mesatare në vend. Nëse kjo nuk ndodh deri më 21 qershor, atëherë ne më 22 qershor, do t’u bëjë thirrje të gjithë punëtorëve si anëtarë dhe të gjithë punëtorëve të tjerë të pakënaqur, që të ndërpresin procesin e tyre të punës dhe të shprehin revoltë, thënë ndryshe grevë të përgjithshme”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria bën trotuaret, Marianne Graf malet

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni në Turqi arrin nivel rekord

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë