LSM protestoi sërish, paralajmëron grevë të përgjithshme nëse nuk rritet rroga minimale

    Punëtorët i bllokuan punëdhënësit dhe u dërguan mesazh: nëse nuk arrihet marrëveshje për rritje të pagave, do të pasojë grevë e përgjithshme. Sindikatat organizuan bllokadë me nga 21 persona para Odës Ekonomike dhe 21 persona në kryqëzimin e afërt. Ata u thanë punëdhënësve se punëtorët duan të jenë partnerë dhe miq, por nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, mund të bëhen edhe kundërshtarë. Njëkohësisht, theksuan se Qeverinë nuk e shohin si mike, sepse sipas tyre i ndëshkon dhe u imponon si të sillen.

    “Të shtrijmë dorën, t’i rrisin pagat e të gjithë punëtorëve për të paktën 6.000 denarë dhe ta detyrojmë Qeverinë nga një xhep në tjetrin të paguajë kontributet për ata të punësuar që do të marrin rritje prej të paktën 6.000 denarë. Oferta ende është në tavolinë dhe përsëri ua themi nga rruga. Herën tjetër nuk do të vijmë me ofertë – herën tjetër do të vijmë me grevë të përgjithshme, e cila do t’u kushtojë shumë më tepër se pagat tona”, tha Sllobodan Trendafillov – kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

    “E theksoj, e kujtoj dhe për të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar deri tani. Kushtet e punës dhe pagat në sektorin privat janë më shumë se mizore, më shumë ngjajnë me ndihmë sociale sesa me pagë të denjë për jetë. Kujtoj, theksoj dhe përsëris, çdo ulje në tavolinë me përfaqësuesit e sektorit privat që paraqiten si pronarë të mëdhenj dhe punëdhënës nuk është dialog social që çon në përmirësim të të drejtave dhe pagave të punëtorëve, por përkundrazi, përpiqen të shkurtojnë gjithçka që sindikata ka siguruar në të kaluarën”, u shpreh Ivan Peshevski – nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

    Sindikatat javën e ardhshme, të martën, paralajmëruan bllokadë edhe të Qeverisë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës minimale në 600 euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Studentët reaguan ndaj deklaratës së ministres Janevska për heqjen e studimeve ndërkombëtare dhe ndërkulturore

    Lajmi i rradhës

    Përleshje me grushte, dikush përfundoi në spital – detaje nga incidenti në Parlamentin e Turqisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë