Përleshje me grushte, dikush përfundoi në spital – detaje nga incidenti në Parlamentin e Turqisë

    Një përleshje me grushte shpërtheu në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të Drejtësisë dhe të Brendshëm.

    Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së pushtuan foltoren për të penguar betimin e Akın Gürlek, i emëruar Ministër i Drejtësisë.

    Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit, duke çuar situatën në përplasje fizike mes palëve.

    Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit, shkruajnë mediat e huaja.

    Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit.

    CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror.

    Megjithatë, pas ndërprerjes së seancës, Gürlek arriti të bëjë betimin e tij, ndërsa debati politik mes opozitës dhe qeverisë u thellua edhe më tej.

    Sipas raportimeve, Akın Gürlek, ministri i ri i Drejtësisë në qeverinë e AKP-së, është i njohur për menaxhimin e proceseve gjyqësore kundër partisë kryesore të opozitës, CHP; për shembull, kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, thuhet se u arrestua si rezultat i hetimeve të kryera nga Gürlek.

    Lajmi Paraprak

    LSM protestoi sërish, paralajmëron grevë të përgjithshme nëse nuk rritet rroga minimale

    Lajmi i rradhës

    Haradinaj tërhiqet nga drejtimi i AAK-së, Ardian Gjini në garë për kryetar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë