LSM: Qeveria nuk i respekton ligjet që vetë ajo i sjell

    Pas akuzave të djeshme nga ana e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski se pushteti manipulon dhe blen kohë me përpilimin e metodologjisë së re për rritjen e rrogave në sektorin publik, e cila siç thotë Dimovski duhej të ishte gati deri tani, sot kërkuam përgjigje edhe nga vetë ministrja për Punë dhe Politikë Sociale. Dialogu social është hapur pasi bëhet fjalë për një zgjidhje sistematike të problemeve. Nuk nevojitet diçka “ad-hok” që do të vlejë sot, e prej nesër jo, por duhet të vendosim një sistem. Prandaj thamë se Metodologjia do të jetë gati deri në fund të vitit, kurse do të zbatohet prej 01.01.2023, thekson Trençevska.


    Procesin e udhëheq Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, bashkë me ministrin e Financave. Kuptohet se unë si ministre për Punë ku trajtohet çështja për sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve, jam përfshirë në këtë grup pune dhe pres së shpejti të kemi debate publike rreth Metodologjisë dhe propozimit, e po ashtu edhe takime me të gjithë partnerët socialë, tha Jovanka Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

    Megjithatë, LSM mendon se qeveria nuk e respekton ligjin që  vetë ajo e dorëzoi për rritje lineare të rrogave, ndërsa harmonizimi do të bëhet më së voni deri në shtator. Prandaj, janë të detyruar siç thonë, që drejtësinë ta kërkojnë para gjykatave vendore dhe të huaja.

    E drejta për të dorëzuar padi penale është e drejtë e çdo qytetari po ashtu edhe e sindikatës, por së pari, instancën gjyqësore duhet ta mbarojnë këtu dhe pastaj t’u drejtohen gjykatave ndërkombëtare. Kemi lexime të ndryshme të ligjit që i jep komisioni ligjvënës-juridik, ndërsa për marrëveshjen kolektive, i japin komisionet në suazë të sindikatave, shtoi ajo.

    Pyetjes nëse do të ketë regres për të gjithë 138.000 të punësuar në sektorin publik dhe ku është e rregulluar kjo gjë, ministra me përgjigje.

    Qeveria është punëdhënës për organet e drejtorive shtetërore. 138 mijë të punësuar në administratën publike, në organet e drejtorisë, në komunat dhe ndërmarrjet publike që janë nën kompetencat e komunave. Kështu që, kur flasim për sigurimin e K-15 si obligim i qeverisë, këtu nuk bëhet fjalë për 138 mijë por për 11.000.

    Nga Qeveria bëjnë me dije se dokumenti është në fazën e përpilimit. Brenda ministrive po bëhen analiza dhe propozimi final së shpejti do të prezantohet para partnerëve socio-ekonomikë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Punonjësit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pjesën e mbetur të pagës

    Lajmi i rradhës

    Instituti i Shëndetit Publik është duke i hulumtuar efektet e çiklizmit në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë