Punonjësit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pjesën e mbetur të pagës

    Punonjësit në çerdhe që ishin në grevë akoma nuk kanë marrë pjesën e mbetur të pagës e cila ju hoq për shkak se mbështetën grevën, pavarësisht se çdo ditë shkuan në punë dhe u kujdesën për fëmijët.

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se punonjësit që ishin në grevë janë paguar aq sa parasheh ligji në këtë rast, çdo veprim tjetër, sipas Trençevskës, do të ishte keqpërdorim i procedurave ligjore.

    “Kemi vepruar në bazë të Ligjit dhe Marrëveshjes kolektive. U është paguar aq sa shkruan në ligj. Çdo pagesë dhe vendim tjetër do të ishte keqpërdorim I imi i një zgjidhje të caktuar ligjore që kurrë nuk do ta bëj sepse jam njeri që dëshiroj ti respektoj ligjet. Punëtorët duhet ta dinë se cilat janë të drejtat e tyre në kuadër të ligjeve dhe Marrëveshjes kolektive. U bë një ndryshim në Marrëveshjen kolektive me pajtim të sindikatës që tu paguhet një pjesë e mjeteve”, tha Jovanka Trençevsk, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Mirëpo, më 20 Maj, kur Ministria e Punës dhe SASHK-u arritën marrëveshje për pagesë të pagave të plota të punonjësve në çerdhe, ministrja Trençevska kishte deklaruar:

    “Në takimin e sotëm Ministria e punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësuesit e SASHK-ut i nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes Kolektive, përmes të cilave rregullohet pagesa e pagave dhe kontributeve gjatë kohës së grevës. Ndryshimet e Marrëveshjes kolektive janë dërguar në Gazetën Zyrtare, presim që të publikohen. Sapo të publikohen ndryshimet vijon procedura e pagesës së pagave në bazë të këtyre ndryshimeve”, u shpreh Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës bëjnë të ditur se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të shlyer borxhin e mbetur ndaj punonjësve në çerdhe.

    Punonjësve në çerdhe nuk iu pagua shuma prej 1500 deri 5500 denarësh varësisht statusit dhe përvojës në punë. Sipas burimeve të Alsat, në rast se ministria përkatëse nuk e kryen këtë pagesë, të njëjtën do ta bëj SASHK-u duke ndarë fonde nga buxheti i tij. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    I dyshimtë fakti që protokolli mbahet i fshehtë nga opinioni!

    Lajmi i rradhës

    LSM: Qeveria nuk i respekton ligjet që vetë ajo i sjell

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë