Lubomir Fërçkovski emërohet për ambasador në OKB

    Presidenti Stevo Pendarovski me dekret ka emëruar profesorin Lubomir Fërçkovsin për ambasador të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, konfirmuan nga Kabineti i Pendarovskit.

    Përndryshe, që në qershor të vitit të kaluar Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga Komisioni kompetent në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktojë seancë për prezantimin e tezave të kandidatit, në pajtim me praktikën e vendosur.

    “Para një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi lutje të dytë deri tek komisioni i njëjtë, por kryetari i komisionit sërish refuzoi të caktojë seancë, pas çka presidenti Pendarovski e nënshkroi dekretin, sepse të gjitha kushtet ligjore u plotësuan”, sqarojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

    Sipas Kabinetit, procedura për emërimin e ambasadorit përfundon me mbrojtjen e tezës së kandidatit para kolegiumit të MPJ-së, dhe këtë, nënvizojnë, Fërçkoski e ka bërë vitin e kaluar. 

    Lajmi Paraprak

    Realiteti dhe fantazia, a e bëjnë dot dallimin fëmijët?

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Xhaferi e ka shndërruar kuvendin si të ishte konaku i tij në Forinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë