Lubonja komenton fushatën lokale të 14-të Majit

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar fushatën e palëve politike për zgjedhjet lokale të 14 Majit që do të mbahen këtë të dielë.

    Lubonja u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open” se pavarësisht se thotë që nuk ka kundërshtarë, kryeministri Edi Rama ka ngritur një mobilizim me tendera, rritje rroge dhe shkelje ligjore që do të ishin të panevojshme për një forcë politike që shprehet se ka kaq shumë siguri.

    “Përgjithësisht më duket një film që e kam parë, të dyja forcat pak a shumë përdorin gjuhën e denigrimit, kështu që them më mirë kjo ose ajo, më duket pak… të dyja palët i shikoj në një lloj ‘skizofrenie’, të një ndarjeje në dysh të të dyjave.

    Opozita në një anë denoncon shumëçka që bëhet dhe tregon se në Shqipëri vështirë se ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër ka kandidatë që  flasin për politika qyteti.

    Nga ana tjetër kryeministri thotë që s’kemi kundërshtarë… Nga ana tjetër shohim gjithë këtë mobilizim, tendera, rritje rroge, shkelje ligjore në një kuptim që nuk është e nevojshme kur t’i ke kaq siguri. Përpos kësaj pse duhet të dalë kryeministri të bërë fushatë, kur ka kaq siguri”, u shpreh Lubonja. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    E ardhmja me plot pikëpyetje për të rinjtë e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    AUV: Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë të sigurta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë