AUV: Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë të sigurta

    Me përgjegjësi pohojmë, se nuk është shkelur sistemi i sigurisë së qumështit dhe prodhimeve të qumështit. Krahas analizave laboratorike, në zbatim të Urdhrit vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve për këtë vit, si pjesë e programeve shumëvjeçare për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve te kafshët, duke e përfshirë edhe brucelozën, bëhen edhe kontrolle klinike. Testet laboratorike janë vetëm një nga metodat për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të kafshëve në ferma.

    Ky është reagimi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari pasi Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk është zbatuar furnizim publik për testim laboratorik të sëmundjes së brucelozës.

    “Kontrollin primar të statusit shëndetësor të kafshëve në ferma e kanë  blegtorët dhe ata mbajnë llogari për këtë. E respektoj obligimin ligjor që çdo ndryshim në statusin shëndetësor të kafshëve ta paraqesin te shoqatat veterinare ose veterinarët zyrtarë. Qumështi i papërpunuar që hyn në procesin e prodhimit është domosdoshmërisht i trajtuar termikisht (i sterilizuar/pasterizuar), gjë që eliminon mundësinë që qumështi i infektuar me bakteret e brucelozës të hyjë në prodhim. Kjo bakterje shkatërrohet nga trajtimi termik i qumështit. Po ashtu, në bazë të programeve të kontrollit dhe kontrolleve të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kontrollohet edhe siguria e çdo produkti të gatshëm”, sqarohet në reagimin e AUV-së. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Lubonja komenton fushatën lokale të 14-të Majit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV të pakënaqur me mundësitë ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë