Ludva: Për anëtarësim në BE duhet të keni marrëdhënie të mira ndër fqinjësore

    Kultura duhet t’i avancojë marrëdhëniet dypalëshe, porositi ambasadori çek në vend Jarosllav Ludva, vendi i të cilit aktualisht është kryesues me Bashkimin Evropian. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për klubet e sapoformuara në Manastir, Ohër dhe Bllagoevgrad ai përsëriti se marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore janë kyçe për anëtarësim në BE.

    “Aktivitetet kulturore duhet t’i lehtësojnë marrëdhëniet e jo të bëjnë presion shtesë. Për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të keni marrëdhënie të mira ndër fqinjësore. Republika çeke disa herë ka përsëritur qëndrimin se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe këtë e kemi thënë në dhjetor të vitit 2020 dhe nëse e shihni propozimin francez marrëveshja dypalëshe nuk është pjesë e kornizës negociuese”, deklaroi Jaroslav Ludva, ambasador i Çekisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit, për shkak të krizës nuk mund ta shlyejnë borxhin me “Rusinon”

    Lajmi i rradhës

    Kërcënimet bërthamore që mbajnë peng botën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë