Lufta në Ukrainë çon Sirinë në katastrofë humanitare dhe ekonomike

    Lufta në Ukrainë ka krijuar edhe më shumë probleme Sirisë. Sipas komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët duke folur për programin Newshour të Shërbimit Botëror, Filippo Grandi, situata humanitare brenda Sirisë është “katastrofike”.

    Ai vuri në dukje se pasiguria ushqimore e shkaktuar nga kriza e Ukrainës ka pasur një “ndikim të tmerrshëm” mbi Sirinë dhe fqinjët e saj.

    Bllokada e Rusisë përgjatë bregut të Detit të Zi ka bërë që miliona tonë drithë të mos dërgohen jashtë shtetit.

    Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit. Grandi pranoi gjithashtu se mund të ketë një standard të dyfishtë në punë në trajtimin e refugjatëve në Evropë.

    Sipas tij, ishte “e papranueshme, raciste dhe diskriminuese” që ukrainasit të shiheshin ndonjëherë si refugjatë “të vërtetë”, ndërsa të tjerët – përfshirë ata nga Lindja e Mesme – jo.

    Lajmi Paraprak

    Kur humbasin vlerat e perimeve

    Lajmi i rradhës

    Hasanoviç: Presioni politik ndaj mediave është i ‘tmerrshëm’ për vendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë