Hasanoviç: Presioni politik ndaj mediave është i ‘tmerrshëm’ për vendin

    Emir Hasanoviç nga Instituti për Dialog Strategjik dhe Koordinator për Ballkanin Perëndimor, në Programi 200, ka sqaruar se si mund të shihet situata apo rasti kur mund të interpretohet edhe si presion politik dhe presion ndaj medias, veprimi institucional.

    Ai ka thënë se çdo situatë kur kemi presion politik ndaj mediave, është i ‘tmerrshëm’ për shtetin.

    “Çdo situatë kur kemi presion politik ndaj mediave është i ‘tmerrshëm’ për shtetin, është i keq për zhvillimin demokratik të shoqërisë. Kthehemi te proceset institucionale, edhe po të jetë tentimi politik, duhet të jenë institucionet e forta me procese moderne, sepse me disa institucione që kam punuar, emaili nuk është komunikim zyrtar, pra është një shembull dhe dua të kthehem prapë, ne kemi mekanizma t’i përmirësoj këto gjëra por nuk jemi të përgatitur të ndërmarrim projekte të tilla të cilat kërkojnë kapital njerëzor…”, theksoi Hasanoviç.

    Vendimi i Gjykatës është i bazuar në motive politike

    Rasti me pronën e televizionit Alsat, sipas gazetarit Adrian Kerimi është i bazuar në motive politike të cilat sipas tij do të dëshmohen me kohë. Për Kerimin është e papranueshme që Gjykata dhe Kadastra nuk kanë arritur që të detektojnë e as evidentojnë hipotekën dhe pas 17 viteve prona në fjalë vendoset në shitje publike, shkruan Alsat.

    “Vendimi gjyqësor i 28 prillit i Gjykatës së Apelit, që për ne ka dyshime që është i bazuar në motive politike, si dhe në çfarë rrethana, këto do të dëshmohen me kalimin e kohës. Vendoset në shitje publike nga 1 marsi prona mbi të cilën funksion një medium i lirë, një televizion i vetëm kombëtarë për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Pas 17 viteve vendoset në shitje publike, pse, për shkak të një hipoteke të cilën gjykata nuk ka mundur ta evidentoj, ta detektoj dhe ta zbatoj në kohë, aq më tepër nuk ka mundur as Kadastra, e cila ka marrë librat publik, por nuk ka nisur ti evidentoj nga viti 2010 e poshtë por nga viti 1920, që i duhen 50 vite për me arrit te viti 2020”, tha Adrian Kerimi, gazetar i RV Alsat. 

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Ukrainë çon Sirinë në katastrofë humanitare dhe ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Stojanovski: Mbi 80% e qytetarëve besojnë se dezinformimi është problem social

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë