Luljeta Ademi ka nevojë për përkrahjen tonë

    Luljeta Ademi nga Shkupi ka nevojë për ndihmën tonë, si kurrë më parë. Ajo ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor. Vuan nga Osteomioliti kronik. Luljetës ka filluar t’i kalbet këmba. Kurimi i saj është i mundur vetëm jashtë shtetit. Ndërhyrja kirurgjikale është e lartë dhe e papërballueshme për të si nënë e vetme që jeton me qira dhe lufton sëmundjen. Informacionet se si mund ta ndihmoni Luljetën i lexoni në vijim, shkruan Nistori.

    “Miq, familjarë, bashkëpunëtorë, të njohur e të panjohur, sot si kurrë më parë kam nevojë për ndihmën tuaj! Duhet të bëj intervenim në klinikën zvicerane Klinik fur Traumatologie- Universitatsspital Zurich. Si nënë e vetme (17 vite me qira) që sfidoj jetën dhe sëmundjen ju lutem për përkrahjen tuaj! Nëse jeta nuk më do mjaftueshëm unë atë e dua shumë më shumë! E di që së bashku do ja dalim! Ju faleminderit!”, shkruan Luljeta në profilin e saj në Facebook.

    NUMRI I XHIRO LLOGARISË PËR TË NDIHMUAR LULEJTA ADEMI: 270700028143044
    HALKBANK

    Numër telefoni: 0038971677303

    Lajmi Paraprak

    Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

    Lajmi i rradhës

    “Mirësia është gjuha që të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shikojnë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë