“Lutem të më vdesin fëmijët se s’mund t’iu gjejë bukë”: Uria kaplon Gazën

    Qindra njerëz u mblodhën mes rrënojave të Qytetit të Gazës, në pritje të pashpresë për ardhjen e ndihmave më se të nevojshme në territorin e rrethuar palestinez, ndërsa në qytezën jugore të Rafahut, pranë një furre buke u krijua një radhë e gjatë palestinezësh, të cilët shpresonin të merrnin ca pitalka për të ushqyer familjet e tyre, raporton REL, përcjell Nistori.

    “Lutem të më vdesin fëmijët se s’mund t’iu gjejë bukë. Nuk mund t’i ushqej ata. Nuk mund t’i ushqej fëmijët e mi. Ka vdekje çdo ditë. Nuk ka oriz, nuk ka ushqime, nuk ka miell. Çfarë kemi bërë që ta meritonim këtë?”, shprehet Naim Abouseido, person që po priste ndihma.

    Paniku dhe dëshpërimi po rriten në qytezën ku po strehohen 1.5 milionë njerëz. Pasi Izraeli ka thënë se synon të zgjerojë ofensivën e tij në rripin e Gazës.

    Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se uria po kërcënon pothuajse secilin njeri në Gazë, mes luftës së vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

    Lajmi Paraprak

    Shaqiri sqaron: rritja e pagave do të vlejë për të gjitha universitetet

    Lajmi i rradhës

    Rusia paralajmëron konflikt me NATO-n nëse trupat e saj luftojnë në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë