Macron: Franca në muajt e ardhshëm do të përpiqet që RMV të marrë datë për negociatat me BE-në

    Presidenti francez Emanuel Macron, me një mesazh urimi drejtuar Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, njoftoi fillimin e afërt të punës së Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Maqedoni.

    Ai kujtoi se ekspertët francezë ndihmuan në përballimin e zjarreve të mëdha në vend këtë verë, ndërsa Franca gjithashtu ndihmoi në kapërcimin e krizës së COVID-it në Maqedoni.

    Macron shton se Franca në muajt e ardhshëm do të përpiqet që vendi ynë të marrë datë për negociatat me BE -në.

    “Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të Francës dhe në emrin tim, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta.

    Gjithashtu do të doja t’ju përcjell admirimin tim për rrugën që keni ndjekur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit njëzet vjet më parë. Suksesi juaj dhe suksesi i vendit tuaj në pajtim, siç dëshmohet nga Marrëveshja e Prespës, shërbejnë si shembull në rajon dhe më gjerë.

    Franca dhe Bashkimi Evropian mbeten në anën tuaj për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Ne mbështesim të gjitha nismat në atë drejtim, veçanërisht Forumin e Dialogut të Prespës.

    Gjatë vizitës së Kryeministrit tuaj, Zoran Zaev më 10 qershor të këtij viti, unë përsërita dëshirën time për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Maqedonia e Veriut është një aleate dhe partnere thelbësore i Francës në Ballkanin Perëndimor.

    Strategjia franceze për Ballkanin parashikon rritjen e mbështetjes nga Franca për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, veçanërisht përmes Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare midis dy vendeve më 21 shkurt 2021, së shpejti do të fillojë aktivitetet në Maqedoninë e Veriut në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm”, shkruan Macron.

    Presidenti i Francës shton se sigurohuni që keni mbështetjen time të plotë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

    “Franca është e vendosur që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë në muajt e ardhshëm dhe do të vazhdojë të punojë për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet dypalëshe”, shton Macron.

    Lajmi Paraprak

    Kërkohet hetim ndërkombëtar dhe monitorim nga BE për rastin “Monstra”

    Lajmi i rradhës

    Davidoviq: Kiçeec mund të jetë edhe i dënuar edhe i paraburgosur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë