Macron premton se Franca do të qëndrojë në krah të RMV-së gjatë konferencës së parë me BE-në

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Franca do të qëndrojë në krah të Maqedonisë së Veriut gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

    Macron ka deklaruar se konferenca do të jetë një proces, një fazë historike për pranim të Maqedonisë së Veriut në BE.

    “Me një votë sovrane për propozimin e Francës në fund të presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, parlamenti maqedonas zgjodhi me vendosmëri Evropën”, tha Macron.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha të shtunën se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

    Parlamenti në Shkup dje me 68 vota Pro, miratoi propozimin francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e negociatave për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    “Me përpjekje të përbashkëta qytetarët e RMV-së do të arrijnë në BE”

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Koha është gjykatësi më i mirë, le ta kujtojnë qytetarët se kush kishte të drejtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë