Majko: Kosova ia doli, tregoi se ka aftësi të veprojë në përputhje me rrethanat

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar sot pas lajmit të zhvendosjes së barrikadave në veri të Kosovës.

    Në një postim në rrjetet sociale, Majko është shprehur se Kosova ka treguar aftësinë më të madhe që është veprimi në përputhje me rrethanat.

    Sipas Majkos, “në marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk ekziston asnjë version i cili nuk kërkon kompromis.”

    “Në politikë, shumicën e kohës nuk jetojmë atë që kemi në mendje”, shkoi në Twitter Majko.

    Kujtojmë se sot në veri ka nisur heqja e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë pas paralajmërimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiq një ditë më parë.

    Siç raporton Telegrafi personat të cilët po i largojnë këto barrikada janë parë me maska në fytyrë. 

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Kot janë lodhur, vet i vunë barrikadat, vet po i heqin ato

    Lajmi i rradhës

    Koncerti i islamofobisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë