Makina elektrike “E-GO”, Qeveria ndërpret marrëveshjen për fabrikën në Tetovë

    Një javë pasi Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologji Industriale njoftoi se procesi i ndarjes së ndihmës shtetërore për makinat elektrike që do të prodhoheshin në Tetovë “E-Go”, është kah fundi dhe se fabrika do të filloj të ndërtohet, në moment të fundit ndodhi e kundërta. Drejtoria tash njofton se prishet marrëveshja për themelimin e fabrikës. Kjo për shkak të falimentimit të fabrikës “mëmë” në Gjermani gjë që e pamundëson vazhdimin e kësaj marrëveshjeje.

    “Gjatë ditës së djeshme u njoftuam nga kompania “mëmë” që ka dërguar deri tek gjyqet në Gjermani, me çka kjo kompani kërkon hyrjen në likuidim, dhe kjo ishte e mjaftueshme për neve që të kuptojmë se rreziqet për këtë projekt janë rritur dhe menjëherë aktivizuam klauzolën mbrojtëse për marrëveshjen që nënkupton se shteti nuk do ndaj ndihmë në rast të likuidimit apo falimentimit të kompanisë dhe publikuam informatën tonë se marrëveshja për momentin ndërpritet ndihma e shtetit nuk do të realizohet në këtë fazë”, tha Jovan Despotoski,  drejtor i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

    Dështimi i këtij projekti për Tetovën dhe tetovarët nuk është asgjë e re. Banorët thonë se habia do ishte e madhe nëse ndonjë projekt që ka paralajmëruar Qeveria do të ishte realizuar deri në fund.

    “Mua nuk më intereson kush është në Qeveri, por ta siguroj bukën, asgjë s’mund të bëjnë vetëm na mashtrojnë, asgjë s`mund të bëjnë, vetëm kamuflazh bëjnë”, tha një banor.

    “Asnjëherë nuk kam besuar dhe nuk besoj në këtë qeveri. Me këtë si punojnë këta njerëz shteti na shkon, s’kemi fuqi ma na ikën njerëzit. Tre fëmijë kam të gjithë jashtë i kam tu prit të gjejnë vend pune. S’besoj më kot edhe shpresë që kam”, shtoi një tjetër banor.

    “Po vitin e shkuar më duket se thanë që po bëhet dhe do arrihet kjo. S’paskam dëgjuar që paska falimentu ende pa u hap. S`di çka të them më. Nuk e di, po u bë bajat më ky mos realizim i shumë premtimeve”, theksoi një banor.

    Për këtë projekt u paralajmërua investim prej rreth 130 milion euro, prej të cilave 45 milionë ndihmë nga Qeveria. Gurthemeli për ndërtimin e fabrikës së makinave elektrike E-go në Zonën Industriale në Tetovë u bë në gusht të vitit 2022. Drejtuesit e BDI-së gjatë gurthemelit të fabrikës patën premtuar mijëra punësime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Petrovska: bashkëpunimi është çelësi për përmirësimin e Ligjit për mbrojtjen

    Lajmi i rradhës

    ‘Bullgaria’ në fushatë zgjedhore të LSDM-së dhe VMRO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë