Mali Sharr ‘i mbuluar’ nga deponitë ilegale

    *Një kamion duke hedhur mbetje ndërtimore në një pjesë të Kodrës së Diellit

    Parku Kombëtar i Malit Sharr po “ngulfatet” nga deponitë jolegale. Nga “Mali Sharr”, akuzojnë komunën, por edhe Ministrinë e Ekologjisë, se rrinë duarkryq ndaj këtij fenomeni.

    “Ka situata ku ka deponi jolegale por edhe situata ku ka vende banimi. Më kritike e kemi në komunën e Tetovës sepse shërbimet komunale nuk arrijnë në ato vendbanime. Nuk mund t`i akuzojmë banorët sepse atyre nuk iu është dhënë zgjidhja se ku ta deponojnë këtë mbetje të amvisërisë. Dhe këto mbeturina më së shpeshti përfundojnë rreth fshatrave dhe kur vijnë turistët për vizitë hasin në mbetje në gjitha anët. Ministria e Ekologjisë para dy vitesh pati një nismë për ti pastruar deponitë, disa u pastruan disa vetëm u mbuluan, ndërsa problemi vazhdon edhe më tej”, tha Anella Stavreska. Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

    Komuna e Tetovës fajin e hedh te Ministria e Ekologjisë, e cila thotë se i ka kompetencat për pastrimin e deponive përgjatë malit Sharr.

    “Nga paaftësia e tyre për ti pastruar deponitë fajin e hedhin tek tjerët. Nuk është hera e parë që përballemi me akuza ditore madje kemi pas edhe konferenca shtypi për këto. Por, deponitë që janë në parkun kombëtar janë nën kompetenca të Ministrisë së Ekologjisë apo konkretisht drejtoria e Parkut Kombëtar. Komuna ka për borxh mbledhjen e mbetjeve nëpër fshatra pra vendbanime”, u shpreh Besar Durmishi. Komuna e Tetovës.

    Deponitë e shumta në Malin Sharr, nuk janë problemi i vetëm. Përveç shkatërrimit që i ndodh Parkut, shkatërrohet edhe flora dhe fauna në malësi nga numri i madh i hidrocentraleve përgjatë Malit Sharr. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lirë – shtrenjtë, qytetarët në RMV vazhdimisht e blejnë arin

    Lajmi i rradhës

    Struga me të madhe po zbrazet, këtë e ndjejnë vetë tregtarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë