Manipulim me shifra: BDI shpërndan të dhëna të pasakta nga anketa e IKSPJ-së

    Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike ka reaguar ndaj pretendimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilat u publikuan më 24 janar 2025 në rrjetin social Facebook. Sipas Institutit, postimet e BDI-së interpretojnë në mënyrë të pasaktë rezultatet e anketës së publikuar më 22 janar 2025, shkruan Nistori.

    Në reagimin zyrtar, Instituti sqaron se rezultatet e publikuara nga BDI nuk pasqyrojnë rejtingjet e përgjithshme partiake. Sipas Institutit, të dhënat në fjalë i referohen vetëm një pjese të vogël të mostrës së përgjithshme të respondentëve, konkretisht rreth 40%, të cilët kanë deklaruar se janë të afërt me një parti politike. Në vijim, vetëm këtyre respondentëve u është kërkuar të zgjedhin partinë me të cilën ndihen më afër.

    Instituti thekson se rezultatet e anketës nuk mund të përdoren për të pretenduar mbështetje të gjerë për një parti të caktuar. Për më tepër, ata shprehen se interpretimi i BDI-së krijon një perceptim të gabuar në publik dhe dëmton përpjekjet për një debat politik të shëndetshëm dhe të bazuar në prova.

    Instituti gjithashtu ka bërë të ditur se grafiku i përdorur nga BDI, i cili ndodhet në faqen 44 të prezantimit të anketës, përfshin të dhëna që janë nxjerrë nga një pjesë e kufizuar e respondentëve. https://isppi.ukim.edu.mk/…/202…/cses-prezentacija_0.pdf.

    Ai nuk përfaqëson të gjithë popullsinë dhe mungesa e informacionit kyç në postimet e partisë është problematike.

    Publiku mund të konsultojë rezultatet e plota të sondazhit në faqen zyrtare të Institutit në këtë link. Instituti kërkon nga të gjitha partitë politike që të shmangin përhapjen e dezinformatave dhe të respektojnë integritetin e të dhënave shkencore. /Nistori/

    ÇKA I KUMTOI BDI OPINIONIT?

    Komunikata e plotë e BDI-së:
    Sot mediat publikuan një sondazh të besueshëm që tregon se BDI ka pothuajse dyfish më shumë mbështetje sesa të gjitha partitë shqiptare të përzgjedhura nga VMRO për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë së bashku. Ky sondazh dëshmon qartë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe se vullneti i popullit nuk mund të shkilet apo të injorohet. Është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse vetëm përmes një mandati të ri mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe drejtësia demokratike.

    Me një përqind mbështetetje bëhesh 100% vazal!

    Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit. Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit. Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike. Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian. Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare. Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal! BDI mbetet e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

    Lajmi Paraprak

    A do të rriten çmimet e veturave pas ‘kërcënimeve’ tarifore të Trumpit?

    Lajmi i rradhës

    “One stop” / Ndalesa kufitare Kosovë – Maqedoni gati për zbatim pas zgjedhjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë