Maqedoni, është rritur numri i të prekurve me kancer

    Kovidi po ikën, por la shumë sëmundje të tjera mbrapa. Periudha 3 vjeçe e pandemisë nga virusi korona ka qenë e kobshme për pacientët, të cilët kanë vuajtur nga sëmundjet tjera.

    Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, më keq e kanë pësuar të diagnostikuar të ri. Vitin e fundit janë rritur 30% rastet e të prekurve me kancer, tha drejtori Klinikës së Onkologjisë. Për dallim nga viti 2019 kur kishte 3,900 raste të reja me kancer, sivjet kjo shifër ka arritur mbi 5,500 pacientë që vuajnë nga lloje të karcinomit.

    “Në Onkologji nuk kemi pacientë shumë në moshë të re, më e reja tani është 22 vjeçe, por 80% e të prekurve janë mbi 60 vjeç. Për fat të mirë përqindje e vogël përbëjnë moshën 40-50, të moshës më të re trajtohen tek Klinika e hematologjisë dhe të tjera, këtu vijnë vetëm për rrezatim kimioterapie. Ajo pajisje do na kursej kohë sepse punon dyfish më shpejtë dhe trajton më tepër pacientë duke mbuluar mungesën e kuadrit që kemi”, tha Nikolla Vasev, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

    Ministri Shëndetësisë Bekim Sali tha se fokusi i mantel bardhëve do të përqendrohet te pacientët me sëmundje të tjera, të cilët nga mos kontrollet e rregullta gjatë pandemisë, tani kanë mbingarkuar klinikat. Me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive, ai tha shqyrtojnë mundësinë për trajtim të posaçëm të pacientëve post-kovid.

    “Pata paralajmëruar që periudha post-kovid është shumë domethënës për gjithë qytetarët dhe sistemin shëndetësor. Komisioni do të vazhdoj me punë, mbase jo me ritmin e njëjtë por do bëj planifikimin sesi të menaxhojmë situatën post-kovid. A do të jetë ai një objekt ku do të trajtohen të gjitha komplikimet post-kovid të pacientëve apo do të angazhohen më tepër klinika rreth atyre pacientëve për ti trajtuar ata”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

    Për detektim të hershëm të kancereve ka shumë rëndësi lufta ndaj kësaj sëmundje, andaj edhe trajtimi më i shpejtë radiologjik do të bëhet përmes pajisjes së akseleratorit linear që nga sot u vë në funksion.

    Furnizimi publik prej 180 milion denarë për këtë pajisje i Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është i mjaftueshëm krahas kërkesave të shumta për radioterapi, andaj edhe një i tillë është porositur për Spitalin “8 Shtatori”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë