Maqedonia po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

    Lëvizja Besa nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti maqedonase, ndërsa në bllokun politik shqiptar do të bashkëpunon me çdo parti e cila ka synim që BDI-në ta dërgon në opozitës.

    Sekretari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se përvoja e deritanishme e subjektit tyre ka dëshmuar se marrëveshjes parazgjedhore nuk janë respektuar, ndërsa subjekti të cilit ai i takon ka dëshmuar se synimi i tyre nuk është vetëm pushteti por lufta efikase kundër krimit dhe korrupsionit.

    “Koalicion me partitë maqedonase vetëm pas zgjedhjeve parlamentare dhe atë me marrëveshje partneriteti për të udhëhequr shtetin në përputhje me realitetit shoqëror. Lëvizja BESA gjatë veprimit të vet politik ka dëshmuar largpamësi politike duke dhënë shans për koalicione parazgjedhore por epilogu i atij koalicioni përfundoi duke mos lexuar drejt dhe saktë synimin e Lëvizjes BESA, prandaj në të ardhmen nuk do lejojmë që vizioni i Lëvizjes BESA të përdoret si shpëtim i partive maqedonase por do vazhdojmë që vizionin për të ardhmen e këtij shteti ta ndërtojmë duke bashkëvepruar me gjithë faktorin politik shqiptar që do të sjellë ndryshimin brenda spektrit politik shqiptar, duke e dërguar BDI-në në opozitë”, tha Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

    Për opozitën maqedonase çdo subjekt shqiptar ose maqedonas i cili ka për qëllim rrëzimin e siç thonë qeverisë së inkriminuar LSDM-BDI do të jetë i mirëseardhur për bashkëpunim. Hristijan Mickoski thotë se rëndësi do të ketë nëse subjekti që ofron bashkëpunim ndanë të njëjtat vlera

    “Secili që është kundër kësaj qeverie të zhytur në krim e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja është i mirëseardhur tek ne. Qoftë ai subjekt politik, aktivist qytetarë ose çfarëdo tjetër që ka vlera të njëjta dhe ndajmë vlera të njëjta. Kujdes. Kjo është shumë me rëndësi, të ndajmë vlera të njëjta”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Edhe partitë në pushtet në rrethana jo zyrtare thonë se në rast të mos marrjes së datës për bisedime në qershor, vendi do të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht se deri tani kishin deklaruar se me futjen e Alternativës në Qeveri, mandati i organit ekzekutiv do të shkon deri në fund, përkatësisht deri në korrik të vitit 2024. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sa harxhojnë energji elektrike amvisëritë në vend?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë