“Maqedonia 2025”, formula e zhvillimit të shpejtë

    Samiti i 13 “Maqedonia 2025” që është hapur të mërkurën në Shkup ka mbledhur së bashku ekspertë të fushës së biznesit, shkencës për të diskutuar lidhur me platformën e – vizionit për një rritje të përshpejtuar. Organizatorët, organizata joqeveritare Maqedonia 2025 thonë se nevojitet aksion intensiv dhe themelor gjatë periudhës së ardhshme, pasi përparimi i vendit konsiderohet i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm për t’i arritur qëllimet.

    Nikica Mojsovska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive duke potencuar se në shumicën e radhitjeve dhe raporteve ndërkombëtare, vendi është shumë pas edhe pas vendeve në rajon, sfidat janë jo vetëm ekonomike, ikja e madhe e trurit, por edhe ndryshimet gjeopolitike, të cilat ndikojnë në ekonomitë e vogla.

    “Standardi i ulët i jetesës dhe cilësia e ulët e jetesës në mënyrë shtesë e përkeqësojnë ndarjen që sjell deri në betejën se kush do ta grabisë pjesën më të madhe të të mirave publike – punësimet publike, tenderët, keqpërdorimin e resurseve publike, e tjerë. Ndarja etnike është e fuqishme dhe duket se hynë në çdo diskutim thelbësor dhe debat publik. Tranzicioni i gjatë dhe mungesa e përparimit të rëndësishëm i pengojnë pikëpamjet tona ndaj realitetit dhe aftësisë sonë që të mendojmë mënyrë afatgjate. Ngjarjet aktuale gjeopolitike në mënyrë shtesë imponojnë komplikime dhe pasiguri në rrethinën e plotë edhe të hapësirës në dispozicion për reforma. E tërë kjo, si dhe përparimi i ngadalshëm në afrimin e standardit të jetesës të BE-së, diçka që është pjesë e çdo qytetari në këtë shtet, bën thirrje për aksion intensiv dhe themelor në periudhën e ardhshme”, tha ndër të tjera Mojsovska Bllazhevski.

    Duke iu referuar fondamenteve të vizionit Maqedonia 2025 që janë zero tolerancë për korrupsion, rritje e vazhdueshme e PPV mbi pesë për qind përmes investimeve të rritura në arsim, reformat afariste dhe rregullatore, përkrahjes së eksportit dhe zvogëlimi i ekonomisë gri, administratë cilësore dhe efikase publike dhe integrimi në Bashkimin Evropian, “Maqedonia 2025” pritet se do të aktivizojë tërë rrjetin dhe resurset e saj për rritjen e përshpejtuar.

    “Apelojmë dhe u bëjmë thirrje partive politike, komunitetit të biznesit, opinionin akademik dhe të gjithë qytetarëve që t’i bashkojmë përpjekjet dhe resurset për krijimin e ardhmërisë më të mirë. Duhet t’i mobilizojmë të gjitha resurset tona sot që ta formojmë ardhmërinë tonë”, tha Mojsovska Bllazhevski.

    Gjatë Samitit do të mbahen 12 panele me mbi 50 folës, të cilët do të flasin para 500 të ftuarve.

    Ideja e themeluesve të “Maqedonia 2025” është të përkrahet zhvillimi i Maqedonisë me atë që vendi deri vitin 2025 do të bëhej vend i zhvilluar, anëtar i integrimeve euroatlantike, respektivisht i NATO-s dhe BE-së. Organizata “Maqedonia 2025” vitin e kaluar ka zbatuar 40 programe, ku janë përfshirë mbi 1.500 persona, nxënës të shkollave të mesme, studentë, menaxherë, kompani. Nga themelimi i organizatës deri tani janë zbatuar programe për përkrahje të zhvillimit ekonomik në vlerë prej katër milionë dollarëve.

    Lajmi Paraprak

    Kompletohen grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, do të takohen ditët e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Llojet e mjaltit dhe përfitimiet për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë