Clewing paralajmëron përshkallëzim të situatës në veri deri në arritjen e marrëveshjes finale

    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Konrad Clewing, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, në një prononcim për gazetën gjermane Bild.

    Derisa ka përmendur incidentet e fundit – përfshirë barrikadat dhe plagosjen e dy të rinjve serbë afër Shtërpcës – ka thënë se ato mund të mos jenë të fundit.

    Clewing është shprehur se “konfliktet e dhunshme lokale në veri të Kosovës janë veçanërisht të pritshme”, ndërsa ka shtuar se “zhvillimet janë ‘krejtësisht të hapura’ dhe përveç luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ‘pothuajse gjithçka është e mundshme’”.

    “Deri në arritjen e marrëveshjes së përhershme me njohje de fakto të Kosovës nga Serbia – me gjasë s’mund të arrihet për një kohë të gjatë – përshkallëzimi i përkohshëm është me të vërtetë çështje kohe”, ka vlerësuar ai.

    Dhe më tej, eksperti gjerman ka shtuar se “duke pasur parasysh situatën e pasigurt dhe të paparashikueshme të luftës në Ukrainë, ajo vazhdon të ketë një potencial të dukshëm destabilizues politik për situatën në Ballkanin Perëndimor”. 

    Lajmi Paraprak

    Përplasje mes policisë dhe demonstruesve në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Askush nuk e prish tymin e duhanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë