Maqedonia dhe Shqipëria, dy vendet në rajon që janë 100% në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vende në rajon që janë 100% në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për të cilat Bashkimi Evropian është shumë mirënjohës, tha zëdhënësi Peter Stano.

    “Borrell porositi se BE-ja vlerëson dhe mbështet faktin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në përputhje me sanksionet, këto janë dy vende që nuk kanë filluar negociatat dhe janë 100% në përputhje me sanksionet, BE-ja e vlerëson shumë këtë”, tha Stano.

    Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Serbia, e cila tashmë po negocion me BE-në, nuk ndjek sanksionet e BE-së. Në vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, ekonomitë e të cilëve janë të lidhura me atë ruse, mund të vendoset lehtësim i sanksioneve ndaj Moskës deri në verë për të zbutur efektet në ekonomitë e brendshme.

    Lajmi Paraprak

    Panovski: Ata që u pasuruan në pandemi “TURP U QOFTË”

    Lajmi i rradhës

    Kompania me licencë të rreme fitoi 90 tenderë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë