Maqedonia e Veriut e meriton anëtarësimin në BE

    Fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore në partneritet me Hekima dhe Odën Ekonomike të Gruas, organizon konferencën me titull: “Fuqizimi i grave në Maqedoninë e Veriut Përfshirja dhe inovacioni në ndërmarrësi”.

    Ambasadori i Sllovakisë Henrik Markus, i cili morri pjesë në këtë konferencë, e filloi fjalimin e tij duke thënë se është i lumtur që po ndjek këtë ngjarje në Tetovë pasi që shumica e aktiviteteve ku ka qenë prezent janë mbajtur në Shkup. Ai vuri në pah rëndësinë e gruas në shoqëri, sidomos në sipërmarrësi dhe inovacion. Markus tha se Maqedonia e Veriut meriton përparim në të gjitha aspektet, duke përmendur edhe anëtarësimin e shtetit tonë në familjen e madhe evropiane.

    “Unë mendoj se gratë janë shumë të rëndësishme dhe ndonjëherë edhe pjesë e nënvlerësuar e shoqërisë. Andaj ky projekt shënjestrën këtë problem. Mund të them se kemi një disavantazh dhe është e rëndësishme që t’i inkorporojmë këto tema në shoqëri sepse ata janë kontribuues të rëndësishëm për një agjendë pozitive. Pastaj e kemi edhe klimën. E dini që po bëhen përgatitje për konferencën e klimës të vitit 2028 dhe pastaj kemi sipërmarrësinë inteligjente dhe inovacionin. Inovacioni është diçka që na bie progres pozitiv dhe Maqedonia e Veriut e meriton që të përparojë shpejtë në të gjitha aspektet prandaj le të themi edhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, tha ambasadori i sllovak, Henrik Markus.

    Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti foli për rëndësinë e projekteve të tilla dhe fuqizimi i grave në Maqedoninë e Veriut, si dhe Përfshirja e inovacioni në ndërmarrësi.

    “Ky projekt është 3 dimenzional prandaj edhe ndahet në tre panele. I ashtuquajturi inovacioni dhe qëndrueshmëria, fusha e cila gjithnjë e më tepër bëhet debative sepse është atraktive dhe mbas të saj duhet të konceptohet edhe modeli i zhvillimit ekonomik i qëndrueshëm atë për të cilën e pretendojnë të gjithë standardet evropiane. Në këtë aspekt UEJL përfshi këtu edhe komunitetin e gjerë sepse do të shihni se nuk janë vetëm stafi universitar, por njëkohësisht janë edhe përfaqësues të asociacioneve të ndryshme koncept ashtu edhe në përmbajtje. Unë edhe njëherë i falënderoj inovacionet e biznesit që funksionon si entitet komercial duke u mbështet edhe nga aktivitete shkencore edhe të dijës apo që krijohen në bazën akademike. Pra një ekonomi e dijes është kjo ajo që i nevojitet vendit shumë më tepër”, tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

    Pjesë e konferencës do të jenë përfaqësues nga institucione të ndryshme kombëtare, ambasadorë, përfaqësues nga sektori privat, organizata ndërkombëtare dhe aktorë të tjerë aktivë në këtë fushë Konferenca u mbështetet nga Sllovak Aid dhe projekti BE për Rritje Ekonomike që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, i porositur nga Ministria Federale Gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik dhe ndërsa u zbatua nga GIZ dhe AREA Science Park. /koha/

    Lajmi Paraprak

    DY FJALË PËR REZULTATET E “PISA 2022”

    Lajmi i rradhës

    Gruaja e dhunuar: unë shpëtova, shteti mos të lejojë vrasjen e grave si Vanja e Liridona!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë