Maqedonia e Veriut ia dorëzon Shqipërisë udhëheqjen me PBEJL-në

    Para udhëheqjes me Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (PBEJL) muajin e ardhshëm, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj njoftoi se ata do të fokusohen në disa prioritete – anëtarësimi në BE, stabiliteti ekonomik, agjenda e gjelbër dhe digjitale, turizmi, kultura dhe lidhja rajonale.

    Shqipëria do të jetë për herë të tretë në krye të PBEJL-së dhe këtë herë presidencën e merr Maqedonia e Veriut. Në një konferencë për shtyp sonte në Shkup, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e përgëzoi Maqedoninë e Veriut për “kryesimin e suksesshëm dhe dinamik të PBEJL-së”.

    “Jam i bindur se puna dhe rezultatet e arritura gjatë presidencës suaj kanë kontribuar për të pasur një organizim më të fortë dhe më aktiv dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më demokratike. Shqipëria mbetet një mbështetëse proaktive e bashkëpunimit rajonal që përmirëson jetën e qytetarëve, forcon marrëdhëniet për bashkëpunim të mirë dhe ndihmon në proceset integruese europiane”, tha Begaj në konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidentin malazez Jakov Milatoviq, vendi i të cilit kryesonte me PBEJL-në vitin e kaluar.

    Begaj shtoi se në kryesimin e tretë të PBEJL-së, që do të nisë në korrik, Shqipëria do të ndihmohet nga përvoja dhe sukseset e kryesimeve të mëparshme të kësaj organizate.

    Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq, i ka uruar suksese Begajt në mandatin e tij njëvjeçar në udhëheqjen e organizatës, si dhe e uroi Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj si presidente e vendit.

    Në konferencën për shtyp ai theksoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të kaluarën e përbashkët, bashkërisht i përgjigjen sfidave të së tashmes dhe, siç tha ai, është i bindur se “kemi një të ardhme të përbashkët evropiane”.

    Ai theksoi se gjatë kryesimit të Malit të Zi me PBEJL-në vitin e kaluar, ata kanë përcaktuar dy tema prioritare – përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit tonë dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.

    Ai theksoi se politika e fqinjësisë së mirë është një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës së jashtme të Malit të Zi, e cila bazohet në marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit të Europës Juglindore./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gerapetritis nga Shkupi: është e rëndësishme të garantohet rruga europiane për vendet e Ballkanit

    Lajmi i rradhës

    5 mënyra të zgjuara si të mos çoni dëm ushqimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë