Maqedonia e Veriut përballet me mot të keq, situata më kritike pritet të dielën dhe të hënën

    Reshjet e mbrëmshme të shiut ishin të qeta mirëpo Maqedonia e Veriut të dielën pritet të përballet me reshje tjera të rrëmbyeshme, të shoqëruara me vetëtima, erë të fortë dhe breshër. Nga Enti hidrometeorologjik thonë se reshjet e shiut përfshinë pjesën veri-perëndimore të vendit.

    Nesër, në orët e pasdites, në republikë do të kemi vetëtima, shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë dhe sërish në disa vende stuhi, por edhe breshër. Mot I ngjashëm do të mbajë edhe të hënën, i cili do të jetë jo stabil dhe me shit ë rrëmbyeshëm. Të martën reshjet do të ulen, më shumë do të jenë në pjesën jug perëndimore, ndërsa të mërkurën do të kemi ndryshim dhe ndërprerje të reshjeve – u shpreh Boris Sekiraski, Enti Hidrometeorologjik.

    Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thanë për Alsat se të gjitha ekipet janë në terren për të kontrolluar kanalet në rast të bllokimit. Si pika më kritike paraqitet Ilindeni dhe Rashçe. Ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike Parqet dhe Gjelbërimet u apelojnë qytetarëve të mos i parkojnë makinat nën pemë.

    Dje kemi pas intervenime në tre komuna të Qytetit të Shkupit, në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe në Qendër. I gjithë shtabi qendror i Qytetit të Shkupit po edhe ne si ndërmarrje me të gjitha ekipet jemi në përgatitje e sipër për stuhinë që vjen. Në kësi raste më së shumti kemi paraqitje për rënie të druve…ta shfrytëzoj rastin, të apeloj deri tek qytetarët, ti lus që në këtë periudhë, nëse kanë mundësi, veturat e tyre mos ti parkojnë nën dru pasi që në çdo stuhi dhe çdo erë e fortë mund të kenë pasoja si në veturat e tyre por edhe në njerëz, kalimtar të rastit që kalojnë – deklaroi Ardijan Muça, N.P “Parqet dhe Gjelbërimet”.

    Në gjendje gatishmëria janë edhe institucionet kompetente për gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e dukurive natyrore./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SHBA s’komenton pohimet e antikorrupsionit: Autostradat, çështje e brendshme

    Lajmi i rradhës

    Publikët me pak studentë, privatët po falin notat!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë