Maqedonia e Veriut po hyn në një krizë energjetike | Europa me vërejtje!

    Maqedonia e Veriut konsumon dy herë më shumë energji elektrike sesa prodhon dhe për të plotësuar nevojat e përditshme, vendi mori energji elektrike nga rrjeti europian, njofton Euroactiv, përcjell Nistori.

    Operatori shtetëror i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) deri më tani ka marrë katër paralajmërime nga Qendra në Zvicër për ndërhyrje të paparalajmëruar në rrjetin europian.

    Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka borxh rreth 15 milionë euro për vetëm një muaj, sipas zyrtarëve nga MEPSO. Ata shtuan se do të nevojiten kufizime dhe rritje të çmimit të rrymës, njofton mkd.mk.

    Drejtori i MEPSO-s sqaroi se në raste të tilla energjia merret nga rrjeti europian dhe deri më tani shteti e ka bërë katër herë pa paralajmërime dhe ka marrë katër paralajmërime nga Qendra në Zvicër ku bëhen llogaritjet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Thaçi: Nuk do të lejojë asnjëherë që Ziadini të fitojë zgjedhjet

    Lajmi i rradhës

    Covid-19 | Italia dhe Danimarka me rregulla të reja për shtetasit e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë