Thaçi: Nuk do të lejojë asnjëherë që Ziadini të fitojë zgjedhjet

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në emisionin ClickPlus tregoi arsyet se pse po e mbështet BDI-në në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai më tej tha se derisa do të veprojë politikisht nuk do të lejojë që Ziadin Sela të fitojë zgjedhjet.

    “E përkrah BDI-në dhe në fushatë kam qenë konzistent në këto deklarime. Derisa unë veproj politikisht me frymë nuk do të lejojë asnjëherë që Ziadini të fitojë zgjedhjet. Dhe kjo është duke ndodhur. E dyta pse e përkrah BDI-në është se nuk lejojë që fenomene si Bilall Kasami që katapultohet në politikë si kandidat i një partie të madhe maqedonase, sepse është deputet i LSDM-së, na paraqitet si vlerë e kandidaturës shqiptare në qytetin më të madh të shqiptarve”, tha në ClickPlus kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

    Thaçi tregoi se çfarë kanë biseduar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e së shtunës. Ai tha se takimi ishte paraparë 15 minuta, por zgjati disa orë, pasi që kreu integristë ka pasur qasje serioze dhe kanë biseduar për shumë çështje.

    Ai më tej sthoi se ka marrëveshje afatgjatë me BDI-në, mes tyre largimi i Besës nga Qeveria dhe zëvendësimi me Alternativën.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Teuta Arifi ka dështuar t’i realizojë premtimet në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut po hyn në një krizë energjetike | Europa me vërejtje!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë