Largimi nga Brukseli, vënia e të gjitha kartave në ShBA dhe votimi në Kombet e Bashkuara mund të jetë një alibi për të mos marrë atë që duam nga Brukseli, thotë analisti Ivo Rangjelloviq në Daily Click, përcjell Nistori.
Ai thotë se nga njëra anë kërkojmë garanci dhe ndihmë nga Bashkimi Europian, dhe nga ana tjetër po i kemi të gjitha shpresat te ShBA-të, duke u thirrur në partneritetin strategjik.
“Është një gjë të keni një partneritet strategjik, është tjetër të keni interes kombëtar për t’u bashkuar me një aleancë të caktuar, në këtë rast në Bashkimin Europian. Nëse është kështu, ju nuk duhet ta lejoni veten të anashkaloni me çdo kusht Brukselin në pjesën e asaj që e kërkoni, sepse ne kërkojmë të hyjmë në BE, nuk na kërkojnë ata ne. Nëse nuk na pëlqen, nuk duhet të anëtarësohemi kurrë, andaj duhet të jemi të kujdesshëm në atë fushë, veçanërisht kur ShBA nuk janë në të njëjtën mendim me Bashkimin Europian dhe ndoshta këto vota në OKB dhe ky udhëtim në Budapest dhe të gjitha kartat që i vendosim në ShBA nuk do të na kthehen ashtu siç duhet”, tha Ivo Rangjelloviq, analist.