Studentët e RMV-së që do të studiojnë në Sllovaki do të marrin mbi 500 euro

    Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar konkurs i cili ofron mbështetje për studentët që do të studiojnë në Sllovaki. Aplikimi duhet të bëhet deri më 20 mars.

    Studentët e ciklit të parë dhe të dytë planifikohet nga 280 euro në muaj, për ata në doktoraturë nga 330 euro në muaj, ndërsa për mësimdhënësit universitar dhe hulumtuesit nga 550 euro në muaj. Nëse nuk është theksuar  ndryshe, qëndrimi nuk do të realizohet  më herët se 15 Shtator 2022 dhe më vonë se  30 Gusht 2023.

    “Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup shpall  thirrje për aplikime për bursë në kuadër të Programit Bursë Bilaterale Sllovake për bashkëpunim (Slovak Bilateral Scholarship Programme), për vitin akademik 2022/2023. Palët maqedonase dhe sllovake do të shkëmbejnë studentë në kuadër të programeve të akredituar të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të lartë, me kohëzgjatje gjithsej- tridhjetë (30) muaj në vit”, deklarojnë nga MASH-I, duke theksuar që student duhet ditur sllovenishten ose ndonjë gjuhë tjetër të pranueshme nga universiteti.

    Shpenzimet si studimet, qëndrimi në konvikt dhe biletat janë të mbuluara nga nikoqirët. Deri më 1 prill do të dorëzohen emrat e kandidatëve, ndërsa deri më 30 qershor vendoset për fituesit.

    Lajmi Paraprak

    Kriza në tregjet ndërkombëtare prek paratë e Trustit

    Lajmi i rradhës

    Terapi e sjelljes për uljen e peshës pa dieta dhe sport

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë